Pedagogët bashkohen me studentët në protestë, Monika Kryemadhi dhe Enkelejda Olldashi pranë të rinjve
Pedagogët janë bashkuar me studentët dhe të rinjtë në protestën në Tiranë, ndërsa ish-deputetja Monika Kryemadhi dhe pedagoga Enkelejda Olldashi janë pranë të rinjve në këtë moment.

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar pamje nga protesta, duke veçuar praninë e pedagoges Enkelejda Olldashi pranë studentëve. Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e saj në krah të të rinjve, duke theksuar se gjatë 36 viteve të pluralizmit ajo ka qëndruar larg politikës dhe pranë studentëve. "Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet ‘pluralizëm’ ke qenë larg politikës, pranë studentëve. Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe pedagoge e fëmijëve tanë. Kur ngrihet rinia, bie qeveria", shkruan Kryemadhi. Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje me Policinë e Shtetit, ndërsa të rinjtë vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.