Aktualitet
5 persona janë paraqitur në spital gjatë protestës në Tiranë
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar njoftimin e ri për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës sotme në Tiranë.

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës sotme. Sipas njoftimit, deri në orën 17:00, në spital janë paraqitur një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar. Një efektiv policie mori trajtim dhe u largua, njëri nga të miturit po ekzaminohet, një protestues ka gjendje shëndetësore të mirë dhe një kalimtar gjithashtu ka gjendje shëndetësore të mirë.