Aktualitet
Dhunë e kaos para Kryeministrisë, protestuesit e maskuar sulm me pllaka trotuari e sende të forta policëve!
Protestuesit kanë përshkallëzuar aktet e dhunës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë përshkallëzuar aktet e dhunës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Kryeministrisë. Persona të maskuar kanë sulmuar me pllaka trotuari dhe sende të forta efektivët e Policisë, që janë pozicionuar në mbrojtje të institucioneve. Nga ana tjetër, 'Blutë' u janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës. 2 makina ujëhedhëse janë pozicionuar para godinës së Kryeministrisë.