Aktualitet
Përleshje mes policisë dhe protestuesit, disa efektivë dhunojnë ashpër të riun te Piramida
Përleshja mes policisë dhe protestuesit vazhdon në ditën e katërt të protestës.

Përleshja mes policisë dhe protestuesit vijon edhe në ditën e katërt të protestës. Në një video të siguruar nga Top Channel vihet re se si disa policë ndjekin një të ri me vrap. Teksa ai po vraponte rrëshqet dhe rrëzohet, ndërkohë efektivët gjuajnë në drejtim të tij në grup. Nga pamjet e kapura te Piramida, më pas shikohet se si i riu është pa ndjenja.