Protesta vijon në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë
Protesta vazhdon në Tiranë, me përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ndërsa në Tiranë po bie nata, përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit dhe forcat e rendit janë pozicionuar përballë njëri-tjetrit, në dy anët e bulevardit. Në mes është selia e kryeministrisë. Grupe protestuesish të maskuar e të shpërndarë në turma lëvizëse po hedhin vazhdimisht gurë drejt efektivëve, ndërsa policia, e vendosur në pozicion mbrojtës, përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës. Bulevardi duket i ndarë në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.