Aktualitet
Protestuesit gjuajnë me gurë, policia përdor ujë për të shpërndarë turmën
Protesta e katërt e studentëve është e dhunshme, me gurë dhe sende që u hodhën drejt policisë, ndërsa efektivët përdorën spraj dhe ujë për të larguar protestuesit dhe për të shpërndarë turmën.

Dita e katërt e protestës ka qenë sërish e dhunshme nga studentët. Aktualisht, ata janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek Kryeministria. Në drejtim të policisë u hodhën gure dhe sende, ndërsa efektivët përdorën spraj dhe ujë për të larguar protestuesit dhe për të shpërndarë turmën. Bulevardi duket i ndarë në dy pjesë, me protestuesit në njërën anë dhe policinë në tjetrën, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.