Aktualitet
11 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre 3 të mitur dhe 3 efektivë policie
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar se 11 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjatë protestës në Tiranë.

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës deri në orën 18:45. Sipas njoftimit, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 11 persona, mes tyre protestues, të mitur, efektivë policie si dhe kalimtarë.
Aktualisht në urgjencën e SUT ndodhen: 2 protestues, gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar dhe 1 efektiv policie, gjendje e mirë shëndetësore.