Aktualitet
Protestuesit largohen nga Kryeministria, vënë flakën koshave të mbeturinave në Sheshin Skënderbej
Protestuesit kanë lëshuar flakën koshave të mbeturinave në Sheshin Skënderbej dhe kanë vazhduar marshimin në rrugët e Tiranës.

Protestuesit kanë lëshuar flakën koshave të mbeturinave në Sheshin Skënderbej dhe kanë vazhduar marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë lëvizjes në kryeqytet, disa prej tyre kanë nxjerrë koshat e mbeturinave në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, për të bllokuar lëvizjen e autobuseve. Koshat në flakë janë raportuar pranë Sheshit Skënderbej, ndërsa protestuesit kanë vazhduar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar tensione dhe vështirësi në qarkullim.