Politikë
Protestuesit zhvendosen pranë Parlamentit dhe Kryeministrie, me ujë dhe gaz lotsjellës
Protestuesit janë zhvendosur pranë Parlamentit dhe Kryeministrie, ku forcat policie janë të vendosur për të ruajtur rendin.

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Parlamentit, ndërsa një pjesë tjetër ende protestojnë te Kryeministria, ku gjithashtu janë të vendosur edhe forca policie. Në zonën pranë Parlamentit, ndodhet edhe një autobot duke hedhur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa është hedhur masivisht gaz lotsjellës drejt të rinjve.