Aktualitet

Vetëvendosja kërkon revolucion në Shqipëri, dy kosovarë ndalohen, por lirohen si të parrezikshëm

1 min leximPublikuar më

Burimi: ABC News ·

Dy kosovarë, Driton Bytyqi dhe Enes Sopi, mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, u ndalën në Shqipëri, por u liruan si të parrezikshëm.

Foto nga burimi: Vetëvendosja kërkon revolucion/ Ndalohen dy kosovarë, por lirohen si të parrezikshëm

Mes protestuesve të dhunshëm që u përfshinë në trazirat në Tiranë, kanë dalë në pah edhe dy shqiptarë nga Kosova, mbështetës të Vetëvendosjes Driton Bytyqi dhe Enes Sopi, të cilët janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje nga Policia. Të dy kanë deklaruar se kishin ardhur nga Prishtina në Tiranë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, me synimin për të sjellë ndryshimin e pushtetit në Shqipëri. Në dëshmitë e tyre, ata kanë shprehur hapur mbështetjen për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se politikat e Edi Rames bien ndesh me ato të Kurtit. Njëri prej tyre është shprehur se, së bashku me shokun e tij, kishte vendosur të vinte në Tiranë për të rrëzuar qeverinë aktuale dhe për të vendosur një qeveri tjetër, në mbështetje të politikave të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata kanë deklaruar se, gjatë lëvizjeve në kryeqytet, janë bashkuar me protestuesit, ndërsa kanë pretenduar se, pasi kanë parë Policinë duke hedhur gaz, janë larguar nga turma. Driton Bytyqi dhe Enes Sopi kanë qënë të maskuar kur efektivët e policisë kanë bërë ndalimin e tyre dhe më pas shoqërimin në komisariatin nr 1 në kryeqytet ku janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.