Lirimi i disa protestuesve në Vlorë, studenti: Policët ishin bashkëpunues
Në Vlorë, disa protestues të shoqëruar në ambientet e Policisë gjatë ditës sotme, janë liruar. Njëri prej tyre, Arlind Bajaj, tha se u morën në pyetje lidhur me protestën dhe se policët ishin bashkëpunues.
Në Vlorë ka nisur lirimi i disa prej protestuesve të shoqëruar në ambientet e Policisë gjatë ditës sotme. Njëri prej protestuesve të liruar, Arlind Bajaj, tha pas daljes nga komisariati se u morën në pyetje lidhur me protestën. Ai theksoi se efektivët e policisë ishin bashkëpunues dhe se protestuesit bënë në komisariat vetëm një deklarim të lirë. “U shoqërova lidhur me protestën e sotme. Thjesht na pyetën. Ka edhe persona të tjerë. Ka plotë, ka disa. Një deklarim i lirë, jo procesim. Policët ishin bashkëpunues mund të themi, thjeshtë pyetje të lira”, tha mes të tjerash studenti i shoqëruar Arlind Bajaj.