Agron Shehaj publikon pamjet nga ambienti ku pretendohet se u dhunuan protestuesit: Dhjetëra të rinj, mes tyre edhe të mitur, u mbajtën barkas
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar pamjet nga ambienti ku pretendohet se dhjetëra të rinj protestues, gjimnazistë dhe studentë, u dhunuan nga policia pas arrestimit të tyre në protestë.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar pamjet nga ambienti ku pretendohet se dhjetëra të rinj protestues, gjimnazistë dhe studentë, u dhunuan nga policia pas arrestimit të tyre në protestë. Shehaj ka thënë se ka dëgjuar prej tyre se policia i ka torturuar dhe terrorizuar.
Shehaj ka zbuluar pamjet nga ambienti ku pretendohet se dhjetëra të rinj protestues, gjimnazistë dhe studentë, u dhunuan nga policia pas arrestimit të tyre në protestë. Një video nga ky ambient doli në rrjete sociale mbrëmjen e djeshme, por për të Policia e Shtetit pati një qëndrim mohues.
Sot kreu i Mundësia ka qenë vetë në këtë ambient, pas dëshmive të marra nga të rinjtë e arrestuar të cilit i takoi personalisht në Komisariatet ku mbahen në kryeqytet. Ai tha se ka dëgjuar prej tyre se policia i ka torturuar e terrorizuar.
Shehaj ka përmendur se në këtë ambient janë mbajtur të rinjtë, janë dhunuar. Fjalët që kam dëgjuar prej tyre kanë qenë terror, kasaphanë, torturë. Ka qenë me gjak, do e kenë pastruar tani. Kjo është një krim shtetëror për të cilin Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi.