Protestuesit shtrëngojnë duart me efektivët dhe këndojnë himnin shqiptar: Policia është me ne
Protestuesit kanë shtrënguar duart me efektivët dhe kanë kënduar himnin kombëtar gjatë protestës në Tiranë.

Gjatë protestës në Tiranë, një grup protestuesish kanë ngritur duart lart dhe më pas i shtërnguan me efektivët, duke thirrur “Jemi në paqe, policia është me ne”. Një prej tyre, me flamurin kombëtar në duar, është afruar drejt Policisë.
Disa të tjerë janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe kanë kënduar himnin kombëtar. Dhe menjëherë më pas “refreni” i protestës “Rama jepe dorëheqjen”.
Një prej protestuesve, në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj tha se edhe Policia duhet të bëhet bashkë me protestuesit. “Si protestuesit, si policia, duhet të jemi të gjithë bashkë. Ai që ndahet prej shqiptarit nuk është shqiptar. Duhet të jemi të gjithë bashkë, nëse duam të ecim përpara”, u shpreh ai.
Ata po ashtu ndaluan një protestues të qëllonte me gurë në drejtim të efektivëve, duke i thënë "jemi në paqe".