"Armëpushim në protestën e të rinjve në Tiranë: “Jepni dorëheqjen, nuk duam ta shkatërrojmë qytetin”
Protestuesit kanë armëpushim dhe kërkojnë një komunikim me oficerin e policisë, duke kërkuar që të mos të gjuani pa mëshirë dhe të dëgjojnë kërkesat e tyre.

Policia dhe protestuesit kanë vendosur të lënë gurët dhe gazin në një moment dhe të afrohen për të pasur një komunikim ballë për ballë. Një nga drejtuesit e forcave të rendit shihet teksa komunikon me disa të rinj me maska, të cilët kërkojnë të lejohen të protestojnë dhe të mos dhunohen nga ana e forcave të rendit. Të rinjtë kërkojnë që të mos të gjuani pa mëshirë dhe të dëgjojnë kërkesat e tyre, duke theksuar se nuk duan ta shkatërrojnë Tiranën dhe nuk duan një 1997-të të dytë. Nga ana e tij, shefi i policisë kërkon që të protestohet në mënyrë paqësore dhe të mos sulmohen bizneset, institucionet dhe efektivët e policisë. Protestuesit, në këtë moment armëpushimi, i kanë dhënë ujë efektivëve të policisë.