Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë janë një kërcënim serioz për Kosovën dhe stabilitetin rajonal
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ambiciet territoriale të Serbisë janë një kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ambiciet territoriale të Serbisë përbëjnë kërcënim serioz për sovranitetin e Kosovës dhe stabilitetin rajonal. Ai tha se ambiciet territoriale të Serbisë duhet të kuptohen përmes lidhjes mes retorikës së saj politike dhe veprimeve konkrete.
Konjufca rikujtoi shtatorin e vitit 2023, kur një grup i armatosur rëndë kreu një sulm terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës, duke vrarë Afrim Bunjakun, pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ai tha se në prill të vitit 2026, një gjykatë në Prishtinë konstatoi se operacioni kishte për qëllim shkëputjen e veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e vendit dhe aneksimin e tij nga Serbia.
Konjufca tha se pasojat e kësaj doktrine i kemi përjetuar drejtpërdrejt dhe se këto zhvillime dëshmojnë një model të vazhdueshëm të revizionizmit territorial, i cili synohet të realizohet përmes frikësimit politik dhe përpjekjeve për të destabilizuar funksionimin e shtetit tonë. Ai tha se kërcënimi ndaj Republikës së Kosovës është real dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta njohë seriozitetin e këtij modeli.