Aktualitet

Muzaka: Policët që gjuajnë janë pezulluar, Luizi Ejlli: Është çnjerëzore, kush janë ata që gjuajnë?

2 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Zëvendësministri i Brendshëm, Oltion Muzaka, ka deklaruar se policët që gjuajnë janë pezulluar, ndërsa këngëtari Luiz Ejlli ka thënë se është çnjerëzore që policia rrëzon një njeri dhe pastaj e bën turne.

Foto nga burimi: Debati në “Top Story”, Ejlli: Është çnjerëzore, kush janë ata që gjuajnë? Zv.ministri Muzaka: Janë policë, i kemi pezulluar

Zëvendësministri i Brendshëm, Oltion Muzaka, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Top Story” me Grida Dumën u shpreh se qasja e policisë gjatë protestës së këtyre katër ditëve është ‘mbrojtja e njeriut, qoftë dhe nga vetvetja’.

“Nuk duhet harruar që është njeriu i parë që duhet të mbrohet, qoftë dhe nga vetvetja. Kjo ka qenë edhe qasja e policisë. Ka patur dhe minorebë ku me kazma dhe lëndë plasëse, ndoshta kanë lënduar dhe bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Muzaka.

Teksa në ekran u shfaqën pamjet e policëve që dhunon protestuesit, Grida Duma e pyeti zëvendësministrin e Brendshëm se si mund të shpjegohet kjo dhunë.

“Jemi një shtet ligjor qe punon në dy drejtime. Protestuesit e dhunshëm do të hetohen nga policia, ashtu dhe policët. Vetëpërmbajta ka qenë kryefjala. Kemi pamje dhe video që tregojnë sjellje të ndryshme, ne do i hetojm”, u shpreh Muzaka.

Këtu ndërhyri këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, i cili i tha:

“Ju thatë se policia ka për detyrë me neutralizuar njerëzit me kazma, por nga pamjet shohim që e rrëzoi, po pastaj pse i ra? 20 policë, tjetri në tokë, duke e bërë me turne. Është çnjerëzore. Normale që do të neutralizohet ai që dhunon policin, po ai tjetri është pa ndjenja. 11 fëmijë janë te Trauma.”

Më pas Luizi e pyeti Muzakën se ‘kush janë ata që gjuajnë?’ dhe ai i përgjigjet duke i thënë se policët në fjalë janë pezulluar.

Muzaka: Janë policë që janë pezulluar. Edhe policët janë bijë dhe bija të dikujt. Janë ditë të vështira për të gjithë.

Luizi: Është dhe një video tjetër te Piramida

Muzaka: Të dyja rastet janë identifikuar dhe janë marrë masa të menjëhershme. Kryefjala jonë ka qenë vetëkontrolli.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.