Aktualitet
Balla publikon pamjet e Klevis Balliu që kalon përmes Lanës për t'u shpëtuar protestuesve
Taulant Balla publikoi pamjet e deputetit Klevis Balliu që kalon përmes Lanës për t'u shpëtuar protestuesve, të cilët e përzunë nga sheshi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, publikoi pamjet e deputetit Klevis Balliu që kalon përmes Lanës për t'u shpëtuar protestuesve, të cilët e përzunë nga sheshi.
Balla me ironi ka shkruar në rrjetet sociale: “Klevis Balliu kalon me not Lanën. Pse vetëm Saliu e kalon oqeanin me not”. Balla bën një krahasim mes Balliut dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke thënë se vetëm ai e kalon oqeanin me not.