Gjeneralli Arben Kingji dhe ambasadori amerikan Eric Wendt kanë mbajtur një takim
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralli Arben Kingji, ka mbajtur një takim me ambasadorin amerikan, Eric Wendt.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralli Arben Kingji, ka pritur në një takim ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kingji shprehet se gjatë takimit ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fushën e mbrojtjes, veçanërisht për modernizimin e kapaciteteve operacionale dhe ushtarake të Forcave të Armatosura. Kingji tha se ka theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe kolektive.