"Ambasada Amerikane: Qytetarët të shprehin qëndrimin në mënyrë paqësore"
Ambasada Amerikane në Tiranë ka thirrur qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore gjatë protestave që po zhvillohen në kryeqytet.

Një burim nga Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në kryeqytet, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Burimi nga ambasada thekson për Top Channel se aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar. "U bëjmë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar", thuhet në deklaratë.