Kushte të qëndrueshme me vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Për ditën e Shtunë, kushte atmosferike të qëndrueshme do të ndikojnë në vendin tonë, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të pakta në relievet malore në lindje.

Për ditën e Shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.