Aktualitet
Mot i kthjellët, alternime vranësirash në veri dhe lindje
Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër, ndërsa në veri e lindje alternime vranësirash.

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike më shumë ditën e shtunë. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër, ndërsa në veri e lindje alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 11m/s, shoqëruar me valëzimin në dete 1-3 ballë.