"Faber i kërkon largimin e Ramës: Largohu, dëgjo studentët dhe kërko falje!"
Dr. Edmond Faber, bashkëshorti i ish-ambasadores së Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra në një kohë kur protestat kundër qeverisë vazhdojnë.

Dr. Edmond Faber, një qëndrestar i hershëm i Partisë Socialiste, ka shkruar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra. Faber kujton mbështetjen që i ka dhënë Partisë Socialiste dhe Ramës në vitin 2013, kur ky i fundit erdhi në pushtet, por tani është i zhgënjyer për mënyrën se si është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit. Ai ngre akuza për korrupsion dhe skandale, duke përmendur edhe zyrtarë të qeverisë. Faber i bën thirrje kryeministrit të reflektojë dhe të largohet nga pushteti, duke përdorur një shprehje mirditore: “Trim nuk është vetëm ai që qëndron, por edhe ai që ikën. Ma mirë një e hikme me nder se sa një e qëndrume për gazep”. Ai thekson se largimi në momentin e duhur do të ishte një akt dinjiteti dhe do të ndihmonte në qetësimin e situatës dhe përfundimin e protestave. “Dëgjoi studentët dhe kërkoji falje në televizion”, i drejtohet Faber kryeministrit, duke e paralajmëruar se nëse nuk vepron tani, mund të jetë tepër vonë.