Aktualitet
Motra e të riut që u dhunua nga policia: Frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë
Motra e Muhamet Skanës, të riut që u rrëzua në tokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore, ka reaguar për gjendjen e tij shëndetësore.

Motra e Muhametit, në një mesazh, ka bërë të ditur se mjekët kanë konstatuar frakturë në shtyllën kurrizore dhe dëmtim në kafkë. Familja e tij, mes tyre nëna, babai dhe motrat, po qëndrojnë pranë të riut, ndërsa shpresojnë për përmirësimin e gjendjes së tij. Ajo ka falënderuar të gjithë personat që janë interesuar për gjendjen e Muhametit dhe ka paralajmëruar se do të ndjekin rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për ngjarjen.