Protestat në vend, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimet për të plagosurit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimet për të plagosurit gjatë protestës së djeshme në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimet për të plagosurit gjatë protestës së djeshme në Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Në Tiranë, 21 persona morën trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës, prej të cilëve 8 ishin efektivë policie, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, dhe 3 kalimtarë. Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar dhe një protestues, 21 vjeç, po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë, por nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë. Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën. Në Spitalin rajonal Vlorë, një efektiv i policisë ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin, dhe dy të mitur kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin.