Protestuesit në Gjykatë për masën e sigurisë, 17 të rinj të proceduar penalisht në Korçë
55 protestues do të dalin para Gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa 17 të rinj janë proceduar penalisht në Korçë.

Gjyqet kanë nisur që prej orës 08:30 për të njihur me masat e sigurisë për 55 persona që u arrestuan mërkurë në Tiranë gjatë protestave studentore. Nga ana tjetër, 17 persona janë proceduar penalisht në Korçë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Protesta u shoqërua me tensione, por asnjë dëmtime nuk u regjistrua në institucion. Policia kishte shoqëruar 25 të rinj për veprime të kryera gjatë protestës dhe procedimi penal ndaj 17 personave vjen në vijim të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.