Hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis: Gjetën dy flakonë me substancë që mund të neutralizonte efektet e midazolamit
Hetimet për vdekjen e këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis kanë zbuluar dy flakonë me substancë që mund të neutralizonte efektet e midazolamit, një qetësues i fuqishëm që është identifikuar në gjakun e artistit.

Gjatë një kontrolli policor në klinikën e mjekëve Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos, në rrugën Karneadou, në zonën Kolonaki të Athinës, ku artisti u rrëzua, janë gjetur dhe sekuestruar dy flakonë. Sipas raportimit të medias greke Proto Thema, dy flakonët dyshohet se përmbanin flumazenil, një substancë që përdoret si antidot për benzodiazepinat, përfshirë midazolamin.
Eksperti mjekoligjor i caktuar nga familja e artistit, Giorgos Fitsialos, deklaroi se gjatë analizave toksikologjike u identifikuan disa substanca në gjakun e Mazonakis, përfshirë midazolamin, olanzapinën, aripiprazolin, flumazenilin, kokainën, benzoilekgoninën dhe propofolin. Për këtë nevojiten rezultatet e plota mjekoligjore dhe interpretimi i ekspertëve.
Hetimet vijojnë, ndërsa në ditët e ardhshme priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike nga laboratorët e Universitetit Aristotel të Selanikut (AUTH).