Aktualitet
Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa policia është rreshtuar para godinës dhe janë bërë gati edhe autobotet për mbarëvajtjen e tubimit.

Situata në Tiranë mbetet e tensionuar, teksa disa prej protestuesve kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Në zonën përreth institucionit janë rreshtuar forcat e policisë, ndërsa janë bërë gati edhe autobotet, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit. Ndërkohë, godina e Ministrisë së Arsimit vijon të paraqitet e dëmtuar pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme.