Motra e të riut protestues: Fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore, pas dhunës nga efektivët policie
Motra e një të riut që u përplas me forcë në tokë dhe u dhunua gjatë protestës në Tiranë, ka konfirmuar se ai ka pësuar fraktura në kafkë dhe shtyllën kurrizore.

Motra e të riut që u përplas me forcë në tokë dhe më pas u dhunua gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka pësuar fraktura në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, kështu njoftoi motra e djalit. Ajo ka reaguar publikisht pas dhunës gjatë protestës, ku ka konfirmuar dëmtimet e të vëllait. “Nga ana mjekësore është diagnostifikuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo. Motra e të riut ka deklaruar gjithashtu se familja do ta ndjekë deri në fund çështjen për të kërkuar përgjegjësi për veprimet e personave të përfshirë në incident. “Faleminderit të gjithëve, por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, shprehet ajo.