Aktualitet

Protesta në Durrës, dëmtohen xhamat e postës, nisin shoqërimet

1 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Protesta në Durrës nisi me revansh, të rinjtë dëmtojnë xhamat e Postës Shqiptare dhe nisin shoqërimet.

Foto nga burimi: Protesta në Durrës, dëmtohen xhamat e postës, nisin shoqërimet - Shqiptarja.com

Protesta në Durrës nisi me revansh. Një grup të rinjsh dëmtuan fasadën prej xhami të Postës Shqiptare. Rreth 50-60 të rinj u grumbulluan fillimisht pranë Pallatit të Kulturës, vijuan marshimin drejt Mauzoleut të Dëshmorëve dhe më pas drejt Postës, ku përmbysën disa kosha mbeturinash dhe goditën derën e institucionit. Kjo është hera e dyte qe goditet Posta, të cilët e konsiderojnë simbol të vjedhjes. Kujtojmë se në hetim për vjedhjen e 700 mijë eurove janë ish-drejtoresha dhe disa punonjëse të institucionit. Sakaq, policia ka nisur shoqërimet e të rinjve protestues.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.