Protesta në Elbasan/ Dita e tretë me më pak pjesëmarrës, dëmtohen kosha mbeturinash, shoqërohet një person
Protesta në Elbasan vazhdon për të tretën ditë, me një numër më i ulët të pjesëmarrësve. Dëmtime janë regjistruar në kosha mbeturinash dhe stola, ndërsa policia ka shoqëruar një person të rritur.

Protesta në Elbasan ka vazhduar për të tretën ditë, por me një numër më i ulët të pjesëmarrësve. Tubimi ka nisur rreth orës 11:00, por gjatë tij janë regjistruar dëmtime në kosha mbeturinash dhe stola. Sipas informacionit nga terreni, janë dëmtuar shtylla të sinjalistikës rrugore, kontenierë për mbeturinat dhe stola.
Megjithatë, gjatë protestës nuk janë raportuar thyerje apo dëmtime të bizneseve private dhe institucioneve shtetërore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar një person të rritur, pasi dyshohet se është identifikuar duke nxitur të rinjtë të përdorin mjete piroteknike gjatë protestës.