Sociale
Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Zjarr, tym dhe thirrje kundër klasës politike
Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit u karakterizua nga tensione dhe thirrje kundër klasës politike.

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit u zhvillua në një mjedis të tensionuar, ku protestuesit u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke krijuar re tymi në zonën ku po zhvillohej tubimi. Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Protesta vijon mes pakënaqësisë së të rinjve ndaj politikës dhe situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit, ndërsa thirrjet e tyre drejtohen kundër figurave kryesore politike në vend.