Aktualitet

Aeroporti i Rinasit përgënjeshtron lajmet për ndërprerjen e fluturimeve

1 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përgënjeshtruar pretendimet për ndërprerje të fluturimeve, duke sqaruar se puna vijon normalisht.

Foto nga burimi: Aeroporti i Rinasit përgënjeshtron lajmet për ndërprerjen e fluturimeve: Puna vijon normalisht - Shqiptarja.com

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar pas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me funksionimin e tij. Aeroporti përgënjeshtron pretendimet për ndërprerje të fluturimeve, duke sqaruar se puna vijon normalisht. Lidhur me disa informacione të rreme, të shpërndara në rrjetet sociale mbi funksionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, sqarojmë se: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën, në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse, ashtu edhe ato dalëse, vijojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, jemi në operacionalitet të plotë, duke i shërbyer me efikasitet çdo pasagjeri. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që t’u referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit. Transparenca e plotë është detyrimi ynë kryesor!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.