Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët kundërpërgjigje
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, me hedjen e gurëve dhe kundërpërgjigjen e policisë.

Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë drejt policisë, ndërsa efektivët kanë kundërpërgjigjur për të përballuar situatën. Tensionet janë rritur gjatë protestës që zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku situata ka kaluar në incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë. Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur për të përballuar situatën. Përshkallëzimi vjen pas incidenteve të regjistruara më herët gjatë tubimit, ku u raportua edhe për djegjen e koshave të mbeturinave pranë ministrisë.