21-vjeçari që u godit brutalisht në protestë nga një polic dhe u rrëzua në tokë, stabilizohet gjendja e tij shëndetësore
21-vjeçari Muhamed Skana, i cili u sulmua barbarisht nga një efektiv policie gjatë protestës në Tiranë, është stabilizuar në gjendjen shëndetësore.
Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u sulmua barbarisht nga një efektiv policie gjatë protestës në Tiranë dhe që u mbajt për 3 orë në qeli pa u dërguar në spital, pavarësisht gjendjes së rëndë, është stabilizuar. Report Tv, pas telefonatës me një nga familjarët e tij ka mësuar se i riu po merr ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në pavionin e Neurokirurgjisë, ku po pritet të normalizohet edhe më tej gjendja e tij shëndetësore. Po ashtu mësohet se 21-vjeçari Skana, ka marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore. Në një lidhje telefonike familjaria e tij u shpreh se Skana tashmë është në kontroll mjekësor intenisv dhe po shpresohet që situata të normalizohet. Kujtojmë se i riu u sulmua nga një efektiv policie teksa po qëndronte në këmbë. Efektivi i shkoi më vrap dhe e goditi me mburojën e Policisë, duke e rrëzuar në tokë.