Tensionet përshkallëzojnë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin molotovë dhe policia reagon me autobotë
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shpërthyer në tension, me molotovë që janë hedhur në drejtim të policisë dhe përgjigja e tyre me autobotët me ujë.

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë nga autobotët. Tensionet janë rritur gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar. Protestuesit kanë përdorur molotovë, ndërsa efektivët kanë reaguar duke përdorur autobotët me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.