Aktualitet
Situata e rrezikshme në Elbasan
Protestë në Elbasan, miturit ngjitur në muret e kalasë së qytetit, policia ndërhyrë për të zbritur në mënyrë të sigurt.

Situata e rrezikshme është krijuar gjatë protestës në Elbasan, ku disa protestues të mitur janë ngjitur në muret e kalasë së qytetit. Përballë rrezikut për sigurinë e tyre, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i zbritur të miturit në mënyrë të sigurt. Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, të cilët kanë ndjekur nga afër situatën.