Ilirjana Kuçana nën hetim për përdorimin e të miturve në protestat e dhunshme
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, është vënë nën hetim për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme që janë zhvilluar në Shqipëri.

Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, aktualisht anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, është vënë nën hetim, lidhur me protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve në Shqipëri.
Ilirjana Kuçana po hetohet nën dyshimin për përfshirjen e të miturve në veprimtari që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik. Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu, hetimet kanë nisur pas grumbullimit të provave dhe materialeve që ngrenë dyshime se gjatë zhvillimit të protestës janë angazhuar apo nxitur të mitur për të marrë pjesë.
Ndërkohë strukturat përkatëse hetimore po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.