Përplasjet te Rruga e Durrësit: Protestuesit lënduar nga gazi lotsjellës
Protesta në Rrugën e Durrësit, përplasjet dhe lëndimet nga gazi lotsjellës

Situata dramatike në zonën e Rrugës së Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve mjekësore. Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të rënda frymëmarrjeje dhe lëndime fizike.
Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ardhja e ndihmës së shpejtë, ndërsa mjete të ambulancës kanë arritur me shpejtësi në aksin e Rrugës së Durrësit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar.
Ekipet mjekësore po japin ndihmën e parë në terren për personat që kanë pësuar asfiksi nga gazi, ndërsa disa prej tyre pritet të transportohen drejt spitalit për mjekim më të specializuar.