Aktualitet
Protesta në Tiranë: Pamje spektakolare me dron nga Rruga e Durrësit
Protestues të rinj dhe studentë mbushin çdo skaj të Rruga e Durrësit në Tiranë.

Pamjet e kapura me dron nga Rruga e Durrësit tregojnë qartë dimensionin e tubimit, ku i gjithë aksi rrugor dhe sheshi përreth janë pushtuar nga një numër i lartë qytetarësh. Zona është mbushur në çdo skaj e cep me protestues, ku mbizotërojnë kryesisht të rinjtë dhe studentët, të cilët i janë bashkuar thirrjeve kundër qeverisë.