Atletja britanike Keely Hodginson shkëlqen në pistë me një veshje të veçantë
Atletja britanike Keely Hodginson është një nga yjet e sotme të atletikës botërore për vajza dhe djem, dhe ajo shkëlqeu në një garë të fundit të 2026-ës me një veshje të veçantë.

Atletja e disiplinës klasike të 800 metrave, dy herë kampione e Europës dhe nënkampione në fuqi pas kampionatit të këtij viti, shkëlqeu me veshjen e saj të veçantë në një garë të fundit të 2026-ës. Ajo u shfaq me një kostum të zi, ngjitur pas trupit, i cili është një kostum shpejtësie i markës amerikane, Najk, që padyshim e ndihmon atë që të japë rezultate më të mira. Kjo veshje ra shumë në sy pasi ishte krejt ndryshe nga veshjet e zakonshme të vajzave të atletikës, edhe pse ato janë bërë gjithnjë e më seksi. Vetë Hodginson thotë se i pëlqen të jetë novative dhe tërheqëse kur vjen puna te veshja e saj. Mediat në Londër, siç është “Gardian” shkruan se me këtë veshje, ajo ngjan si një “catwoman”. Hodginson ka rekordin britanik në 800 metra me kohën 1’54”33, një nga më të mirat e viteve të fundit dhe në konkurrim me zviceranen e shkëlqyer, Odri Herro, që ka kohën e tretë më të shpejtë të të gjitha kohëve pas rekordmenes çeke Kratoshvilova dhe sovjetikes Nazarenko.