Aktualitet
Protestuesit sulmuan sërish ambasadën e Vatikanit, vunë flakën kabinës së rojës
Protestuesit kanë sulmuar sërish ambasadën e Vatikanit në Shqipëri, duke vënë flakën kabinës së rojës.

Protestuesit kanë sulmuar sërish ambasadën e Vatikanit, që ndodhet në hyrje të rrugës së Durrësit. Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, vatra i kanë vënë flakën kabinës së rojës. Edhe tre ditë më parë ambasada e Vatikanit ishte pre e sulmeve të protestuesve të maskuar, të cilët shkulën flamurin.