Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të funksionojë në mënyrë të plotë, pa ndërprerje të shërbimeve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon normalisht punën në funksionalitet të plotë. Të gjitha fluturimet, si ato hyrëse dhe ato dalëse, vazhdojnë sipas kalendarit të paracaktuar. Nuk ka asnjë ndërprerje të shërbimeve në aeroport. Përkundrazi, aeroporti është në operacionalitet të plotë dhe shërben me efikasitet çdo pasagjer.
U bëhet thirrje qytetarëve të referohen vetëm kanaleve zyrtare të komunikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për informacione mbi kalendarin dhe mbarëvajtjen e fluturimeve, si dhe mbi funksionimin e aeroportit. Transparenca e plotë është detyrimi i aeroportit.