Papa Leoni XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri
Papa Leoni XIV do të dalë nga spitali pasditen e kësaj të shtune, katër ditë pas operacionit për heqjen e një pjese tumorale në mushkëri.
Papa Leoni XIV do të dalë nga spitali pasditen e kësaj të shtune, katër ditë pas operacionit për heqjen e një pjese tumorale në mushkëri.
Kreu i Kishës Katolike, 71 vjeç, pritet të zhvillojë të dielën daljen e tij të parë publike pas operacionit, duke drejtuar lutjen e përjavshme me pelegrinët në sheshin e Shën Pjetrit, në orën 12:00.
Mjekët kanë deklaruar se operacioni përfundoi me sukses dhe pa komplikime. Megjithatë, ata nuk kanë bërë të ditur përmasat e tumorit dhe nëse sëmundja është përhapur në nyjet limfatike pranë tij, dy faktorë të rëndësishëm për përcaktimin e prognozës.
Vatikani ka sinjalizuar se Papa synon të vijojë angazhimet e tij, ndërsa disa kardinalë kanë shprehur publikisht shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore.
Përgatitjet për vizitën e planifikuar nga 6 deri më 17 nëntor në Uruguai, Argjentinë dhe Peru po vijojnë. Udhëtimi parashikon një axhendë intensive dhe është ndër vizitat më të ngjeshura të një pape në dekadat e fundit.
Ndërkohë, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, deklaroi të premten se Papa mund të ketë nevojë të përshtatë ritmin e angazhimeve të tij në të ardhmen, në varësi të gjendjes shëndetësore.