Aktualitet
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë
Protestuesit që kishin qëndruar përpara Ministrisë së Arsimit, janë larguar dhe janë nisur drejt Kryeministrisë.

Pasi qëndruan gjatë orëve të paradites së kësaj të shtune përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë larguar nga Rruga e Durrësit dhe janë nisur drejt Kryeministrisë. Rreth orës 15:00, grupi i protestuesve ka mbërritur në bulevardin qendror, në sheshin pranë Kryeministrisë.