TENSIONET NË PROTESTË: Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës
Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia hedh gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme.

Qytetarët dhe të rinjtë marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, duke shkaktuar tension në qytet. Efektivët e policisë janë fotografuar duke hedhur bombola gazi lotsjellës nga tarraca e godinës së Ministrisë së Brendshme drejt turmës së protestuesve.
Përdorimi i gazit lotsjellës nga tarraca ka krijuar tym të dendur përgjatë gjithë aksin kryesor, duke shkaktuar kaos dhe vështirësi në lëvizje për pjesëmarrësit. Pavarësisht ndërhyrjes me lëndë lotsjellëse, qytetarët dhe të rinjtë po vijojnë marshimin e tyre drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku janë përqendruar edhe forca të shumta të rendit.