Aktualitet
Protesta në Tiranë, Tre protestues kanë mbërritur në SUT për ndihmë mjekësore
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar për të lënduarit nga protesta e ditës së sotme në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një përditësim për të lënduarit nga protesta e ditës së sotme. Sipas ministrisë, aktualisht, 3 protestues sapo kanë mbërritur në Spitalin Universitar Tiranë, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë. Të tre të lënduarit po marrin trajtim në urgjencë, ndërsa njëri prej tyre deklaron se është lënduar dje dhe është paraqitur sot në spital.