Aktualitet
PROTESTA NË TIRANË/ Ambulanca merr një tjetër të lënduar, vijojnë tensionet pranë Kryeministrisë
Protesta në Tiranë vazhdon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa ambulancat ndërhyjnë për t'u ardhur në ndihmë personave të lënduar.

Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës. Një tjetër person i lënduar gjatë protestës është marrë nga ambulanca për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore.