Tensionet në qendër të Tiranës: një qytetar arrestohet në prapavijën e Kryeministrisë
Tensionet në qendër të Tiranës vazhdojnë, një qytetar është arrestuar në prapavijën e Kryeministrisë, ndërsa efektivët e policisë janë të mbështetur nga autobotë me ujë për të shpërndarë qytetarët.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur sërish sulmet me gurë dhe sende të tjera ndaj efektivëve të policisë. Këta të fundit janë kundërpërgjigjur vazhdimisht me sasi të madhe të gazit lotsjellës si dhe janë vënë në dispozicion dy autobotë me ujë për të bërë të mundur shpërndarjen e qytetarëve. Gjatë këtyre tensioneve ka pasur sërish një të shoqëruar. Siç shihet në video, personi ndodhet i shtrirë në tokë dhe merret nga disa efektivë të policisë.