QKUM: Pengimi i ambulancës rrezikon jetën e qytetarëve
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas pengimit të një ambulancës gjatë protestës në Tiranë, duke theksuar se pengimi i tyre mund të rrezikojë jetën e qytetarëve.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka deklaruar se pengimi i ambulancës rrezikon jetën e qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, QKUM thekson se ambulancat janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë urgjent dhe se pengimi i tyre mund të rrezikojë jetën e njerëzve.
QKUM ka theksuar se ekipet e Urgjencës Mjekësore vijojnë të jenë në gatishmëri gjatë protestave për t’iu përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërsa njëkohësisht përballojnë edhe fluksin e zakonshëm të urgjencave mjekësore. Në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita çdo ditë.
QKUM ka bërë thirrje qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë ambulancat, të mos pengojnë lëvizjen e tyre dhe të mos cenojnë punën e personelit mjekësor. Ambulancat duhet të lejohen të përmbushin misionin e tyre në çdo rrethanë. Çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.