Hita: Policia përdori mjetet e lejuara gjatë protestës
Drejtori i Policisë shtetërore, Skënder Hita, ka deklaruar se policia përdori vetëm mjetet dhe pajisjet e lejuara gjatë protestës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shtetërore, Skënder Hita, ka deklaruar se policia përdori vetëm mjetet dhe pajisjet e lejuara gjatë protestës. Ai tha se efektivët u janë dhënë udhëzime të qarta për respektimin e procedurave standarde dhe se do të vijojnë verifikimet në rastet kur dyshohet për tejkalim të kompetencave nga vetë efektivet. Hita tha se policia përdori vetëm mjetet e përcaktuara si në të gjitha vendet e BE-së dhe pajisjet e certifikuara për këtë qëllim. Ai shtoi se në këtë protestë të dhunshme nuk mendojnë që një grup i vogël që nuk përfaqëson gjithë protestuesit të qetë dhe paqësorë të kryejnë këto veprime të dhunshme.